• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jelen i bind amerikanët në sigurinë e sistemit bankar të SHBA-së

Jelen i bind amerikanët në sigurinë e sistemit bankar të SHBA-së

Uashington, 16 mars 2023 (MIA) - Sistemi bankar i SHBA-së është i fuqishëm dhe amerikanët mund të jenë të sigurtë se investimet e tyre do të jenë të qasshme çdoherë, falë hapave vendosëse, të ndërmarra prej se Banka e Luginës së Silikonit ishte e paaftë ta ndërpresë marrjen e investimeve që solli deri në falimentimin e saj, deklaroi ministrja e Financave e SHBA-së, Xhanet Jelen.

Ajo mbrëmë mbajti fjalim para Komisionit të Senatit për financa, duke thënë se Ministria e Financave dhe rregullatorët tjerë kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për përforcimin e besimit së popullatës ndaj sistemit bankar.

"Mund t'i bindi anëtarët e Komisionit se sistemi i ynë bankar është i sigurtë dhe se amerikanët mund të jenë të bindur se investimet e tyre janë tërësisht të mbrojtura", deklaroi Jelen.

Kjo ishte paraqitja e parë e Jelen në Kongres, pasi fundjavën e kaluar janë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për përkrahje të kursimtarëve dhe rritje të likuiditetit të sektorit bankar të SHBA-së. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR