• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Jediot Ahronot": Mbi 10.000 ushtarë janë vrarë apo plagosur prej tetorit në Gazë

Tel-Aviv, 5 gusht 2024 (MIA) - Gazeta izraelite "Jediot Ahronot" kumtoi se së paku 10.000 ushtarë izraelitë janë vrarë apo plagosur gjatë muajve të gjatë luftime në Rripin e Gazës.

Gazeta thekson se evidenca e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes tregon se përafërsisht një mijë ushtarë izraelitë çdo muaj i bashkangjiten Repartit për rehabilitim pranë Ministrisë për shkak të problemeve psikologjike dhe invaliditetit.

Gazeta sqaron se Kneseti izraelit e ka filluar pauzën verore pa sjellë ligj për vazhdim të afatit të detyrueshëm ushtarak, për ç'shkak ushtarët izraelitë, të cilët dhjetë muaj luftojnë në Gazë, janë në gjendje të tronditur dhe konfuzioni.

Gazeta thekson se ligji i obligon ushtarët të shërbejnë 31 muaj, pasi që Kneseti në krye me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në vitin 2015 e uli periudhën e shërbimit të detyrueshëm.

Ai shton se Kneseti tani dëshiron ta heqë atë vendim dhe t'i rrisë muajt e afatit të detyrueshëm ushtarak, ndërsa hapi i tillë shkaktoi pakënaqësi tek ushtarët të cilët duhej ta përfundonin shërbimin këtë muaj.

"Jediot Ahronot" thekson se ushtarët izraelitë në Rrafshnaltën e Golanit ishin informuar se do të shërbejnë edhe katër muaj nga ky shërbim arbitrar, edhe pse kanë pritur që shërbimi i tyre të prëfundonte muajin e ardhshëm. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR