• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Java e teknologjisë Tirana - Tel-Aviv nga data 20 deri më 23 mars

Java e teknologjisë Tirana - Tel-Aviv nga data 20 deri më 23 mars

Tiranë, 17 maers 2023 (MIA) - Mbi 40 kompani lidere në fushën e teknologjisë do të vijnë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, e cila në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë Shqiptare, Ambasadën e Izraelit në Shqipëri dhe Ambasadën e Shqipërisë në Izrael, në datat 20 – 22 Mars 2023, do të organizojë “Javën e Teknologjisë Tirana-Tel Aviv”.

Në këtë organizim, siç njofton ATSH-ja, në qendër të të cilit është teknologjia dhe inovacioni, do të jenë të pranishëm rreth 40 kompani lider si dhe investitorë potencialë nga Izraeli, nga fusha si Cybertechnology, Insure-Tech, FinTech, Agri-Tech, Startups dhe Scaleups.

Eventi synon njohjen e sipërmarrësve izraelitë me eko-sistemin vendas të teknologjisë dhe informacionit dhe kompanitë shqiptare lider në fushat e lartpërmendura, si dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes kompanive. Pjesëmarrja nga pala shqiptare do të përfshijë përfaqësues të institucioneve të qeverisjes qendrore dhe lokale, përfaqësues nga biznese të ndryshme, si sektori bankar, sektori i sigurimeve, agro-përpunimit, turizmit, shërbimeve dhe industrive përpunuese, si dhe përfaqësues nga institucionet akademike të arsimit të lartë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR