• e premte, 27 dhjetor 2024

Japonia nuk mund të konfirmojë nëse kanë rrjedhë informacionet të ndërlidhura me sigurinë e saj

Japonia nuk mund të konfirmojë nëse kanë rrjedhë informacionet të ndërlidhura me sigurinë e saj

Tokio, 8 gusht 2023 (MIA) - Japonia nuk mund të konfirmojë nëse kanë rrjedhë informacione të ndërlidhura me sigurinë e saj, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë japoneze si përgjigje e pyetjes për artikullin e Uashington post se hakerë kinezë kanë marrë qasje deri të rrjetet japoneze të mbrojtjes.

Duke iu referuar funksionarëve të huaj, Uashingron post dje publikoi se në vitin 2020, hakerë ushtarakë kinezë kanë marrë qasje deri te një rrjet sekret mbrojtës në Japoni dhe kanë marrë informacione për aftësitë ushtarake, planet e aleatit të SHBA-së, Japoni.

Pasi që ka mësuar për këtë, shefi i Agjencisë amerikane për siguri nacionale ka arritur në Tokio që ta njoftojë ministrin japonez të mbrojtjes, i cili ka kërkuar nga auztoritetet amerikane ta njoftojnë edhe kryeministrin, thuhet në shkrimin e gazetës amerikane.

Në konferencën e rregullt për shtyp sot, sekretari kryesor japonez i Kabinetit, Hirokazu Macuno tha se Japonia dhe SHBA-ja gjithmonë kanë mbajtur lidhje të afërta në nivele të ndryshkme. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR