• e martë, 24 dhjetor 2024

Japonia ndaloi eksportin në Rusi të 164 produkteve të tjera industriale

Japonia ndaloi eksportin në Rusi të 164 produkteve të tjera industriale

Tokio, 5 prill 2024 (MIA) - Japonia do të zgjerojë ndalimin e eksporteve në Rusi për 164 produkte të tjera industriale, siç janë bateritë litium-jonike, tubacionet e gazit dhe vajrat e motorëve të automobilave, kumtoi Ministria e Tregtisë, transmetuan mediat britanike.

Shtesa e fundit në listën e kontrollit të eksporteve të Japonisë si pjesë e sanksioneve të saj kundër veprimeve të Moskës në Ukrainë, të cilat përfshijnë gjithashtu termostate, produkte nitrocelulozë dhe makineri të përpunimit të drurit, do të hyjë në fuqi më 17 prill, kumtoi ministria.

NMë 10 maj do të hyjë në fuqi ndalimi për importin e diamanteve ruse për përdorim joindustrial, një masë e shpallur në dhjetor pasi Japonia dhe vendet e tjera të G7 u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR