• e premte, 27 dhjetor 2024

Japonia do të mbajë samit onlajn G-7, ku do të marrë pjesë edhe Zelenski

Japonia do të mbajë samit onlajn G-7, ku do të marrë pjesë edhe Zelenski

Tokio, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri japonez Fumio Kishida sonte do të mbajë samit onlajn G-7, ku është ftuar edhe presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski, kumtoi në konferencën për shtyp sekretari i përgjithshëm i kabinetit japonez Hirokazu Macuno.

"Sonte kryeministri Fumio Kishida, në cilësinë e kryesuesit me G-7, planifikon të mbajë biseda onlajn me liderët e "shtatës". Përveç liderëve të G-7 në fillim të takimit do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski", tha Macuno.

Sipas tij, liderët e G-7 planifikojnë të bisedojnë për "çështje të rëndësishme me të cilat përballet bashkësia ndërkombëtare", duke e përfshirë edhe situatën në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe çështjet e lidhura me inteligjencën artificiale. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR