• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Japonia, Amerika dhe Koreja e Jugut nënshkruan memorandum për lidhje në mbrojtje

Japonia, Amerika dhe Koreja e Jugut nënshkruan memorandum për lidhje në mbrojtje

Tokio, 28 korrik 2024 (MIA) – Ministrat e Mbrojtjes së Japonisë, SHBA-së dhe Koresë së Jugut nënshkruan memorandum për marrëdhëniet trepalëshe të mbrojtjes si përgjigje të kërcënimeve raketore bërthamore të Koresë së Veriut dhe sfidave të tjera të sigurisë rajonale.

"Me nënshkrimin e këtij memorandumi, bashkëpunimi ynë trepalësh është bërë më i fuqishëm dhe nuk do të dobësohet edhe kundrejt kushteve të rrethanave të ndryshuara ndërkombëtare", tha ministri japonez i Mbrojtjes Minoru Kihara pas takimit me homologun e tij amerikan Llojd Ostin dhe ministrin e Koresë së Jugut Shin Won Sik në Tokio.

Marrëveshjet në kuadër të memorandumit të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi, parashikojnë mbajtjen e takimeve vjetore në nivel ministror, ​​si dhe shkëmbimin e ngushtë të informacioneve për raketat e Koresë së Veriut, tha Kihara.

Takimi i ardhshëm trepalësh ministror do të mbahet në Korenë e Jugut vitin e ardhshëm.

Në deklaratën e përbashkët, të tre ministrat shprehën "shqetësim serioz për bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik në rritje midis Phenianit dhe Moskës, ndërsa në të njëjtën kohë u zotuan të pengojnë kërcënimet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut".

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR