• e enjte, 26 dhjetor 2024

Japonia është në negociata për hapjen e një zyre për lidhje të NATO-s

Japonia është në negociata për hapjen e një zyre për lidhje të NATO-s

Uashington, 10 maj 2023 (MIA) - Japonia është në bisedime për hapjen e zyrës lidhëse të NATO-s, e para e këtij lloji në Azi, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme Joshimasa Hajashi në një intervistë ekskluzive për Si-En-En-in. Ai potencoi se invadimi rus i Ukrainës e ka bërë botën më pak të qëndrueshme.

"Tashmë jemi në bisedime, por ende nuk janë finalizuar detajet”, tha ministri i Punëve të Jashtme Joshimasa Hajashi. 

Hajashi konkretisht e theksoi invadimin rus në Ukrainë vitin e kaluar si një ngjarje me pasoja shumë larg kufijve të Evropës, që ka detyruar Japoninë të rishqyrtojë sigurinë rajonale. 

"Nëse diçka ndodh në Evropën Lindore, kjo nuk kufizohet vetëm në çështjen në Evropën Lindore, dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në situatën këtu në Paqësor. Prandaj bashkëpunimi mes nesh në Azinë Lindore dhe NATO-s po bëhet... gjithnjë e më i rëndësishëm”.

Ai shtoi se Japonia nuk është anëtare e NATO-s, "por se ky hap dërgon një mesazh se partnerët e bllokut në Azi-Paqësor "angazhohen në një mënyrë shumë të qëndrueshme" kur bëhet fjalë për NATO-n.

NATO ka zyra të ngjashme për lidhje edhe në vende të tjera, duke përfshirë Ukrainën dhe Vjenën, Austri. Zyra për lidhje në Japoni do të mundësojë bisedime me partnerët e sigurisë së NATO-s siç janë Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re për sfidat gjeopolitike, teknologjitë e reja dhe kërcënimet kibernetike. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR