• e premte, 12 korrik 2024

Janevska: Prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe do të vendosin se ku do të mësojë fëmija i tyre

Janevska: Prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe do të vendosin se ku do të mësojë fëmija i tyre

Shkup, 11 korrik 2024

Prindërve të fëmijëve me aftësi ndryshe në pajtueshmëri me vlerësimin nga KNF do t'u mundësojmë  të zgjedhin se në cilën shkollë duan të mësojnë fëmijët e tyre. Bëhet fjalë për fëmijët të cilët janë të përfshirë në parelele të rregullta, ndërsa prindërit e tyre reagojnë deri tek ne se nuk ndiejnë dobi nga ajo se fëmija i tyre është i përfshirë në paralele të rregullt.

Këtë e theksoi mistrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në intervistë për Radio MOF, duke rikujtuar se një pjesë e prindër ankohen se diskriminimi në paralet e rregullta është më i madh në vend që fëmijët të jenë në një mjedis ku do të kishin fëmijë të ngjashëm me veten e tyre. 

"Ne fillojmë me konsultimet, fillimisht me fellën profesionale, me psikologë, pedagogë dhe defektologë që të gjejmë zgjidhjen më të mirë për këta fëmijë. Ajo që kemi konstatuar deri më tani është se për fëmijët me aftësi ndryshe të rënda intelektuale, ndërsa mund të kenë edhe lloje të tjera të paaftësisë,  është se duhet të ketë të ashtuquajturat shkolla speciale në të cilat fëmijët do të kenë  mjedis më të natyrshëm për veten e tyre, gjegjësisht me  kë të komunikojnë, me kë të miqësohen, çka de fakto nuk e kanë në shkollat ​​e rregullta", deklaroi Janevska.

Ndoshta është për të befasuar, tha ministrja, por një numër i caktuar i shoqatave të prindërve kërkojnë që fëmijët e tyre të mësojnë në shkolla speciale, duke shtuar se kjo do të përcaktohet relativisht shpejt dhe do kjo do të jetë temë e debatit publik, pas së cilës të gjitha ndryshimet do të inkorporohen në Ligjet për arsimin fillor profesional, të mesëm dhe të mesëm-profesional.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR