• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë zgjedhur mbi 36.000 fitues të biletave falas për udhëtim përmes "Zbuloni BE-në“ 

Janë zgjedhur mbi 36.000 fitues të biletave falas për udhëtim përmes

Bruksel, 10 janar 2023 (MIA) - Në suaza të nismës "Zbuloni BE-në", të financuar nga programi "Erazmus+", janë zgjedhur gjithsej 36.318 evropianë të rinj të moshës nga 18 vjeç, të cilët do të marrin bileta falas për udhëtim, me qëllim që të njoftohen me divergjencat në Evropë, të informohen për trashëgiminë e saj kulturore dhe historinë dhe të ndërlidhen me njerëz nga mbarë kontinenti.

"Udhëtarët e përzgjedhur nëpër Evropë" janë mes 144.038 të rinjve që janë paraqitur në konkursin e "Zbuloni BE-në" të shpallur vitin e kaluar në tetor

Fituesit e biletave falas do të mund t'i përdorin për udhëtim nëpër Evropë, kryesisht me tren, në periudhën mars 2024 deri në maj të vitit 2025.

Sipas eurokomisares për inovacione, hulumtim, kulturë, arsim dhe rini, Iliana Ivanova, nisma "Zbuloni BE-në" ofron mundësi të vetme që të udhëtohet në udhëtim të paharruar në vendet evropiane, ku "çdo stacion krijon marrëdhënie të reja dhe e thekson bukurinë e shumëanshme të Evropës".  

Të drejtë pjesëmarrje në këtë konkurs të "Zbuloni BE-në" kishin njerëz të rinj nga vendet e përfshira me programin "Erazmus+" mes të cilave është edhe Maqedonia e Veriut, të lindur në periudhën mes 1 janarit dhe 31 dhjetorit të vitit 2005.

Nisma "Zbuloni BE-në" krahas ndarjes së biletave falas, përfshin edhe trajnime informative para nisjes për në udhëtim dhe shoqërim në mbarë Evropën". mb/

Foto: BE

QËNDRONI TË LIDHUR