• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë vrarë dy kandidatë për prefektë në Meksikë

Janë vrarë dy kandidatë për prefektë në Meksikë

Meksiko Siti, 28 shkurt 2024 (MIA) - Në qytetin e vogël Maravatio në Meksikën qendrore, dy kandidatë për funksisonin e prefektit u vranë në një ditë, lajmëroi DPA.

Partia konervatore opozitare nacionale mekikane e aksionit (PAN) dje kërkoi nga autoritetet të zbatojnë hetim të hollësishëm për vrasjet dhe ekzekutuesit t'i nxjerrin para drejtësisë.

Armando Perez nga PAN dhe kandidati i partisë majtiste Morena, Migel Anhel Zavala, u qëlluan në automjetet e tyre të hënën, sipas Zyres së prokurorit publik në shtetin perëndimor Miçokan. Prapavija fillimisht ishte e paqartë.

Sipas raportimeve në mediume, rreth dhjetë kandidatë dhe politikanë tashmë jnaë vrarë në këtë vend të Amerikës Latine para fillimit zyrtar të fushatëss për zgjedhjet nacionale dhe rajonale më 2 qershor.

Shumica e viktimave të sulmeve janë politikanë lokal.

Presidenti majtist populist, Andres Manuel Lopez Obrador nuk do të guxojë të kandidojë sërish në zgjehdjet e 2 qersshorit. Kuhstetuta u lejon preidentëve të shërbejnë vetëm një mandat gjashtëvjeçar.

Edhe koalicioni në pushtet edhe opozita nominuan gra si kandidate për zgjedhjet në vitin 2024.

Kandidati i partisës së Lopez Obradorit, Morena, prefektja e Meksiko Sitit, Klaudia Sheiunbaum, dukshëm është në krye të anketave. Ish-senatori Ksoçitl Galvez kandidon për opozitën, vëren DPA. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR