• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë vaksinuar mbi 950 fëmijë në kuadër të fushatës të MSH dhe OBSH-së, me përkrahje të BE-së

Janë vaksinuar mbi 950 fëmijë në kuadër të fushatës të MSH dhe OBSH-së, me përkrahje të BE-së

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Janë vaksinuar mbi 950 fëmijë në kuadër të fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe OBSH-së, me përkrahje të BE-së, informojnë nga MSH.

Mbi 950 fëmijë deri tani janë vaksinuar në shtëpitë e tyre ose u është caktuar termin për vaksinim dhe janë ndarë mbi 1.400 broshura informative, në kuadër të fushatës së përbashkët së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me përkrahje të Bashkimit Evropian, të quajtur "Nga dera në derë".

"Në kuadër të fushatës, janë vaksinuar edhe 500 qytetarë mbi moshën 65-vjeçare në shtëpitë e tyre me vaksinë kundër gripit sezonal, të cilët nuk kanë pasur qasje deri te pikat për imunizim. Për ta është siguruar edhe rivaksinim bivalent për Kovid-19", kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Në fushatën janë përfshirë 30 ekipe mjekësore nga Shtëpitë shëndetësore dhe Institutit për shëndet publik, të cilat u planifikua të vizitojnë 2.900 familje, në mbi 150 vendbanime urbane dhe rurale. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR