• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë rritur kontrollet në plazhet në Greqi për shezlongët e vendosur pa leje, pas reagimeve të lëvizjes qytetare për plazhe të lira

Janë rritur kontrollet në plazhet në Greqi për shezlongët e vendosur pa leje, pas reagimeve të lëvizjes qytetare për plazhe të lira

Athinë, 3 gusht 2023 (MIA) - Lëvizja qytetare për plazhe të lira, që filloi nga ishulli Paros, shumë shpejtë u zgjerua edhe në ishuj të tjerë grekë dhe kërkon heqje të shezlongëve të vendosur pa leje nga baret dhe hapësirë më të madhe për qytetarët, solli vendim qeveritar për intensifikim të kontrolleve në plazhe, por edhe heqje të tri bizneseve nga plazhet në Paros, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministri grek  për ekonomi nacionale dhe financa, Kostis Haxidakis dha urdhër për intensifikim të inspektimeve në plazhe, ose me detyrë zyrtare ose sipas parashtresave nga qytetarët, në mënyrë që të sigurojë respektim të dispozitave të parapara me marrëveshjet për koncesion dhe për kundërvajtësit të vendosen sanksione të caktuara.

Sipas Minsitrisë kompetente, gjatë inspektimeve të kryera nga 21 deri më 24 korrik në ishullin Paros, pas paraqitjeve të parashtruara nga qytetarët për dy plazhe, janë konstatuar shkelje të konsiderueshme dhe menjëherë janë dhënë protokolle për heqje të tri bizneseve nga plazhet konkrete.

Haxidakis theksoi se qëllii i tyre është të respektohen ligjet dhe marrëveshjet e nënshkruara për plazhet, të ndara nga shteti.

"Ata të cilët nuk e respektojnë përmbajtjen e marrëvehsjeve adekuate le ta dinë se nuk do të kursejmë asnjë", porositi ministri grek për ekonomi nacionale dhe financa. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR