• e premte, 27 dhjetor 2024

Janë miratuar 1,2 miliardë euro ndihmë shtetërore për projekt të përbashkët kompjuterik të shtatë anëtareve të BE-së

Janë miratuar 1,2 miliardë euro ndihmë shtetërore për projekt të përbashkët kompjuterik të shtatë anëtareve të BE-së

Bruksel, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Komisioni evropian miratoi pagesë të 1,2 miliardë eurove ndihmë shtetërore për realizim të "një projekti të rëndësishëm të interesit të përbashkët evropian" (IPCEI) për mbështetje të hulumtimit, zhvillimit dhe sistemimit të parë industrial të teknologjive të avancuara kompjuterike në re të disa provajderëve në Evropë.

Pagesa e mjeteve për projektin e quajtur "Infrastruktura dhe shërbimet në re të gjeneratës së ardhshme" (CIS) nga ana e shtatë vendeve anëtare të BE-së - Francës, Gjermanisë, Hungarisë, Itlaisë, Holandës, Polonisë dhe Spanjës, është miratuar në pajtim me Rregulalt për ndihmë shtetërore të Unionit.

Sipas planit, shtatë vendet anëtare do të sigurojnë 1,2 miliardë euro në formë të financimit publik, ndërsa pritet plotësisht të sigurohen edhe 1,4 miliardë euro nga investimet private.

Në CIS janë të përfshira 19 kompani, mes të cilave edhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat duhet të realizojnë 19 projekte me inovacion të lartë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR