• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janë identifikuar 54 nga 57 viktimat në aksidentin hekurudhor në Greqi

Janë identifikuar 54 nga 57 viktimat në aksidentin hekurudhor në Greqi

Athinë, 3 mars 2023 (MIA)- Nga analizat e ADN-së dhe hulumtimit të mostrave janë identifikuar 54 viktima nga aksident hekurudhor në Greqi, konform te dhënave të fundit zyrtare kumtuar nga zëdhënësja e policisë greke, Konstantina Dimoglidu.

Lidhur me procesin e informimit të familjarëve të viktimave, Dimoglidou sqaroi se vazhdon me përfaqësues të policisë dhe psikologë specialë, ndërsa familjes së secilës viktimë i jepet koha e nevojshme.

Në aksidentin hekurudhor 57 persona humbën jetën, 38 u shtruan në spital, ndërsa shtatë prej tyre në repartin e terapisë intensive.

Për shkak të tragjedisë, tashmë për të tretën ditë në Athinë organizohen protesta dhe tubime.

Mëngjesin e sotëm protestuan studentët dhe nxënësit, të cilët në mënyrë paqësore dhe masive kanë marshuar drejt godinës së „Hellenic train“, ndërsa mbrëmjen e sotme demonstratat kanë përfunduar me incidente mes një grupi personash të maskuar dhe policisë. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR