• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë harmonizuar rregullat e reja për rritjen e sigurisë përgjatë rrugëve të BE-së

Janë harmonizuar rregullat e reja për rritjen e sigurisë përgjatë rrugëve të BE-së

Bruksel, 13 mars 2024 (MIA) - Negociatorët e presidencës belge të Këshillit të BE-së dhe Parlamenti Evropian kanë arritur marrëveshje mbrëmë vonë për ndryshimet e Direktivës për shkëmbimin ndërkufitar të informacionit për shkeljet e trafikut që lidhen me sigurinë e rrugëve nga viti 2015, me të cilat duhet të rrisin nivelin e sigurisë së trafikut rrugor në Evropë.

Sipas zëvendëskryeministrit belg dhe ministrit për mobilitet Zhorzh Zhilkine me ndryshymet janë vendosur rregulla më të rrepta dhe më efikase për zbatimin e gjobave për dënimet e trafikut, të cilat do të përmirsojnë sigurinë e autostradave evropiane dhe do të garantojnë zonat e banimit më të sigurta dhe më të gjelbra në gjithë BE-në.

"Rishikimi i legjislacionit, gjithashtu, siguron trajtim të barabartë për të gjithë shoferët në BE, pa marrë parasysh kombësinë e tyre. Jemi të kënaqur që kemi arritur marrëveshje të shpejtë me Parlamentin Evropian për këtë dosje", shtoi Zhilkine.

Ndryshimet janë pjesë e a.sh Pako ligjvënëse për "sigurinë e rrugëve" dhe një nga synimet e tyre kryesore është të sigurojnë që drejtuesit e mjeteve jorezidente t'u binden rregullave të trafikut kur drejtojnë makinën në shtetet e tjera anëtare të BE-së.

Me ndryshimet, mes tjerash, janë definuar dhe sanksione të reja më të rrepta për shkeljen e qarkullimit rrugor si dhe ndalimin për hyrjen e automjeteve, për lëvizje nëpër vendkalimet hekurudhore, për kalim të vijës së plotë, për parakalim dhe parkim të rrezikshëm, për vozitje në drejtim të gabuar, për ndalimin e drejtimeve të mjeteve të mbingarukuara, si dhe ikjen pas një aksidenti të trafikut.

Për më tepër, me ndryshimet qartësohen procedurat e ndryshme në lidhje me qasjen e të dhënave të regjistrimit të automjeteve dhe shkëmbimin e informacionit për identifikimin e autorëve të shkeljeve të trafikut, por janë vendosur masa për mbrojtjen e të drejtave themelore të drejtuesve të mjeteve dhe parandalimin e abuzimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale duke përfshirë në shkelje të trafikut.

Teksti i marrëveshjes së ndryshimeve të ligjit tani duhet të miratohet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian, para miratimit të tij zyrtar. Presidenca belge njofton se synon të paraqes tekstin e kompromisit për miratimin e Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së (Koreper).

Ndryshimet e miratuara do të hyjnë në fuqi 30 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të BE-së, pas së cilës shtetet anëtare do të kenë 30 muaj kohë për t'i përfshirë ato në legjislacionin e tyre kombëtar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR