• e martë, 24 dhjetor 2024

Janë hakuar të dhënat personale dhe bankare të qindra mijëra banorëve të Rod Ajlend

Janë hakuar të dhënat personale dhe bankare të qindra mijëra banorëve të Rod Ajlend

Uashington, 15 dhjetor 2024 (MIA) – Të dhënat personale dhe bankare të qindra mijëra banorëve të shtetit federal amerikan Rod Ajlend, duke përfshirë edhe numrat për sigurim social, sipas gjitha gjasave ishin hakuar nga një grup kriminal ndërkombëtar i cili kërkonte shpërblim, njoftuan autoritetet amerikane. 

Në porosinë të cilën përfaqësuesit e Rod Ajlend e përshkruan si zhvatje, hakerët ishin kërcënuar se do t’i publikojnë informacionet e vjedhura nëse nuk paguhet një shumë e caktuar e parave. 

“Keqpërdorimi i informacionit personal të vjedhur mund të dëmtojë njerëzit që përdorin programet e ndihmës qeveritare në Rod Ajlend, duke përfshirë Programin për Ushqim Shtesë (SNAP), ndihmën e përkohshme familjare dhe kujdesin shëndetësor që paguhet përmes programit të ndihmës shëndetësore shtetërore”, tha guvernatori Den Meki. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR