• e martë, 24 dhjetor 2024

Janë evakuuar rreth 10.000 njerëz nga rajoni ukrainas Harkov

Janë evakuuar rreth 10.000 njerëz nga rajoni ukrainas Harkov

Kiev, 18 maj 2024 (MIA) - Pas sulmit tokësor të armatës ruse afërsisht 10.000 njerëz janë evakuuar nga rajoni Harkov, në verilindje të Ukrainës.

Guvernatori i Harkovit, Oleg Sinegubov theksoi se armata ukrainase ka refuzuar dy përpjekje për depërtimin e mbrojtjes gjatë natës, por se situata është "nën kontroll".

Forcat ruse kanë sulmuar disa qytete, duke përfshirë edhe Vovçansk, në vetëm pesë kilometra nga kufiri.

Në periudhën nga ora 9 deri në 15 forcat ruse kanë pushtuar 278 kilometra territor ukrainas, që është progresi më i madh nga fundi i vitit 2022. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR