• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë evakuuar 3 mijë njerëz në Tajvan për shkak të kërcënimit nga tajfuni Haikui

Janë evakuuar 3 mijë njerëz në Tajvan për shkak të kërcënimit nga tajfuni Haikui

Tajpei, 3 shtator 2023 (MIA) - Gati tre mijë njerëz janë evakuuar, ndërsa të gjitha fluturimet në vend janë anuluar derisa Tajvani sot po bëhet gati për mbërritjen e tajfunit Haikui, i cili do të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme në pjesët jugore dhe lindore të ishullit. 

Parashikohet se Haikui do të mbërrijë afër tajvanit malor dhe të banuar rrallë sot vonë pasdite. Në të gjitha qytetet e pjesës së përmendur të ishullit, mësimi është anuluar, ndërsa punëtorët morën ditë të lira. 

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin daljet, veçanërisht udhëtimet në mal ose në breg, qëndron në kumtesën e Kabinetit të presidentit të Tajvanit. 

Tajvani do të goditetet nga tajfuni i kategorisë 1 ose 2, që është më i dobët se tajfuni Saolla që dje i goditi Hong Kongun dhe provincën jugore kineze Guangdong. 

Qeveria tajvaneze njoftoi se 2.868 banorë janë evakuuar deri më tani, kryesisht në pjesët jugore dhe lindore të vendit. Dy linjat kryesore ajrore vendase, UNI Air dhe Mandarin Airlines, kanë anuluar të gjitha fluturimet për sot, si dhe janë anuluar edhe tragetet për në ishujt e afërt.

Armata mobilizoi ushtarë dhe pajisje për të ndihmuar në evakuimin e popullsisë dhe më pas pastrimin e pasojave të stuhisë. Pas kalimit mbi Tajvanin jugor, tajfuni Haikui do të shkojë drejt Kinës. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR