• e shtunë, 05 tetor 2024

Janë arrestuar 49 persona në një aksion policor në Universitetin e Selanikut

Janë arrestuar 49 persona në një aksion policor në Universitetin e Selanikut

Athinë, 17 mars 2024 (MIA) - Pas aksionit të djeshëm në kampusin universitar në Athinë, policia greke ka zhvilluar një aksion edhe në Universitetin "Aristotel" në Selanik, gjatë të cilit janë arrestuar 49 persona dhe janë gjetur shufra, gaz maska, helmeta ejt, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Aksioni ka ndodhur pas raportimeve për dëme të shkaktuara në bibliotekën në ndërtim e sipër, 49 personat e arrestuar janë sjellë sot para prokurorit publik.

Në kuadër të aksionit policor janë gjetur dhe konfiskuar 22 shufra, 12 gaz maska, 11 aparate kundër zjarrit të mbushura me ngjyrë, gjashtë helmeta, katër materiale piroteknike, sende për prerje metali, një çekiç, si dhe gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Pothuajse të njëjtat sende janë gjetur edhe gjatë aksionit të djeshëm në kampusin universitar në Athinë, ku janë arrestuar tre persona.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, në rishikimin javor që publikon çdo javë në "Fejsbuk" iu referua edhe situatës në kampuset universitare në vend, ai vuri në dukje se "universitetet janë të të gjithë studentëve", dhe për ata studentë që shkaktojnë dëme, ligji parashikon përjashtimin e tyre.

"Dua të dërgoj mesazh se nuk do të lejojmë të ashtuquajturat "festa" në kampuse të shndërrohen në festa të dhunës dhe shkaktim të fatkeqësive. Për incidente të tilla duhet të ketë pasoja, të cilat janë të parashikuara me ligj dhe arrijnë deri në përjashtimin e plotë të studentëve. Ndërsa organet disiplinore universitare janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit, i cili përfundimisht duhet të zbatohet", ka shkruar Micotakis. ls/

Foto: Policia greke

 

QËNDRONI TË LIDHUR