• e martë, 20 janar 2026

Janë arrestuar 14 persona lidhur me kabllon e dëmtuar të telekomunikacionit mes Helsinkit dhe Talinit

Janë arrestuar 14 persona lidhur me kabllon e dëmtuar të telekomunikacionit mes Helsinkit dhe Talinit

Helsinki, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Kablloja e telekomunikacionit e kompanisë "Elisa" sot u dëmtua mes Helsinkit dhe Talinit, ndërsa anija "Fitburg", për të cilën policia dyshon se është e lidhur me incidentin, sot pas orës 11:00 është vënë nën kontroll.

Shefi i policisë deklaroi se në operacionin janë arrestuar 14 anëtarë të ekuipazhit të anijes, njoftojnë mediumet lokale. Siç thuhet, mes të arrestuarve ka shtetas rusë, gjeorgjianë, kazakë dhe azerbejxhanas.

Policia njofon se hetimi ende është në fazën fillestare.

Ndërkaq, Shërbimi kufitar finlandez kumtoi se në vijim është hetimi për ndërprerjen e telekomunikimeve dhe tentim për sabotazh të rëndë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR