Janë anuluar më shumë se një mijë fluturime në destinacione drejt Lindjes së Mesme
- Më shumë se një mijë fluturime në destinacione drejt Lindjes së Mesme janë anuluar sot për shkak të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe sulmeve hakmarrëse të Teheranit.
- Post By Fami Bajrami
- 11:18, 2 mars, 2026
Dubai, 2 mars 2026 (MIA) – Më shumë se një mijë fluturime në destinacione drejt Lindjes së Mesme janë anuluar sot për shkak të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe sulmeve hakmarrëse të Teheranit.
Tashmë për të tretën ditë radhazi është i mbyllur aeroporti ndërkombëtar më i ngarkuar në Dubai.
Sipas të dhënave të fundit, 1.239 fluturime janë anuluar deri mëngjesin e sotëm, ndërsa "Emirats erlajns" me seli në Dubai, "Etihad ervejz" me seli në Abu Dabi dhe "Katar ervejz" me seli në Doha së bashku kanë anuluar qindra fluturime.
"Er India" dje anuloi fluturimet nga Delhi, Mumbai dhe Amritsar për në qytetet kryesore në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Të shtunën, kur filluan sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit u anuluan afër 2.800 fluturime, ndërsa 3,156 u anuluan ditën e djeshme.
Nuk ka fluturime në hapësirën ajrore mbi Iranin, Irakun, Kuvajtin, Izraelin, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin.
foto: arkivi i MIA-s