Janë anuluar konkurset për anëtarë të Këshillit gjyqësor nga radhët e Kuvendit dhe për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi
- Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot i anuloi konkurset për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe për zgjedhje të anëtarit të Këshillit gjyqësor që e zgjedhë Kuvendi.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:43, 16 prill, 2026
Shkup, 16 prill 2026 (MIA) - Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot i anuloi konkurset për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe për zgjedhje të anëtarit të Këshillit gjyqësor që e zgjedhë Kuvendi.
Kryetari i Komisionit, Gjorgjia Sajkoski, deklaroi se konkursi anulohet dhe do të publikohet sërish për shkak të mungesës së kushteve për konstatim të propozim-listës për anëtar të Komisionit.
Komisioni paraprakisht mbajti debat publik me intercista me kandidatët e paraqitur rreth vendimit për publikim të konkursit publik për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Ishin paraqitur shtatë kandidatë, dhe atë: Mile Stojanovski, Kadrie Mustafa, Usein Elezoski, Zhaklina Damçeska, Kire Vasilev, Irfan Limani dhe Daniella Stojanovska-Xhingovska.
Konkursin për zgjehdje të anëtarit të Këshillit gjyqësor që e zgjedhë Kuvendi, kryetari i shtëpisë ligjvënëse e publikoi më 7 prill, por për shkaqe teknike, ai nuk ishte publikuar në ueb-faqen e Kuvendit dhe për atë arsye nevojitet që Komisioni ta anulojë konkursin, sqaroi kryetari i Komisionit, Sajkoski. Kryetari i Kuvendit do të shpallë konkurss të ri. ab/
Fotо: Printskrin