Siljanovska Davkova - Erdogan: Marrëdhëniet maqedono-turke pasqyrohen me miqësi të fuqishme, besim dhe mbështetje e vazhdueshme e ndërsjellë
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Stamboll zhvilloi një takim dypalësh me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në të cilin u konkludua se marrëdhëniet maqedonase-turke karakterizohen nga miqësi e fortë, besim dhe mbështetje e vazhdueshme e ndërsjellë, njoftuan nga Kabineti i saj këtë pasdite.
- Post By Melahat Baftija
- 17:54, 16 prill, 2026
Shkup, 16 prill 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Stamboll zhvilloi një takim dypalësh me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në të cilin u konkludua se marrëdhëniet maqedonase-turke karakterizohen nga miqësi e fortë, besim dhe mbështetje e vazhdueshme e ndërsjellë, njoftuan nga Kabineti i saj këtë pasdite.
"Para së gjithash, presidentja i shprehu ngushëllime presidentit Erdogan për viktimat e të shtënave të djeshme në një shkollë të mesme në Turqi, duke u uruar të plagosurve shërim të shpejtë. Turqia ka qenë gjithmonë miku ynë i ngushtë dhe ka ofruar ndihmë në momentet më të vështira, siç ishte tragjedia në Koçan dhe ne jemi në solidaritet me popullin turk", tha Siljanovska-Davkova, thuhet në komunikatë

Në takimin me Erdoganin, ajo theksoi se nëpërmjet institucioneve dhe kompanive të saj - nga TIKA, e cila ka zbatuar 1.320 projekte, deri te shkollat "Maarif", Qendra Kulturore Turke, "Junus Emre", "Turkish Airlines" dhe "Halkbank", Turqia është e pranishme në shumë fusha të shoqërisë vendase.
"Në nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët politike për themelimin e Këshilliit për bashkëpunim të nivelit të Lartë, presidentët njohin një mundësi për bashkëpunim dypalësh më dinamik dhe të strukturuar, i cili do të rezultojë në mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare", thuhet në kumtesë.
Siljanovska-Davkova përshëndeti iniciativën diplomatike turke - Platforma e paqes në ballkan, duke e vlerësuar atë si një instrument të rëndësishëm për forcimin e dialogut dhe stabilitetit rajonal.

Ajo shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e gjatë të Turqisë në modernizimin e Armatës së RMV-së.
Të dy palët ranë dakord se ka hapësirë për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe investimet dhe në forumin e biznesit të paralajmëruar në Turqi shohin një mundësi të shkëlqyer për të promovuar bashkëpunimin ekonomik.
Në takim u diskutua statusi i komunitetit turk në jetën shoqërore dhe politike përmes prizmit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si dhe funksionimi i disa institucioneve arsimore.

"Presidentët janë të bindur se sfidat me të cilat përballet komuniteti turk në vendin tonë do të kapërcehen. Siljanovska-Davkova i bëri një ftesë presidentit Erdogan për një vizitë zyrtare në vend, shtohet në komunikatë.
Presidentja ndodhet në Turqi për të marrë pjesë në Forumin e pestë diplomatik në Antalia. mb/
Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova