• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Jakov Millatoviq është presidenti i ri i Malit të Zi

Jakov Millatoviq është presidenti i ri i Malit të Zi

Podgoricë, 2 prill 2023 (MIA) - Jakov Millatoviq ka fituar në zgjedhjet e sotme presidenciale në Mal të Zi duke fituar rreth 60 për qind të votave, derisa kundërkandidati i tij dhe presidenti aktual Milo Gjukanoviq ka marrë rreth 40 për qind të votave, publikoi CEMI na bazë të 80 për qind të votave të numëruara, transmeton Hina.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 70 për qind prej rreth 550 mijë votuesve të regjistruar.

Dita e zgjedhjeve është shënuar me disa parregullsi të vogla, ndërsa Gjukanoviqi tha më herët se do t’ia urojë fitoren kundërshtarit në rast të fitores.

Pas votimit, Millatoviqi ishte i bindur në fitore dhe pohoi se në raundin e parë diferenca ka qenë mbi 70.000 vota dhe këtë e ka konsideruar si të paarritshme.

Jakov Millatoviq është ekonomist, ish ministër i Zhvillimit ekonomik në qeverinë e parë të formuar pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në gusht të vitit 2020, ku Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) e Gjukanoviqit humbi shumicën në parlament për herë të parë pas tre dekadash.

Strategjinë e tij zgjedhore Millatoviqi e ka bazuar në retorikën ekonomike dhe vendimin e qeverisë në të cilën ishte si ministër për të rritur pagën minimale në Mal të Zi nga 220 në 450 euro.

Në prag të raundit të dytë, Millatoviqi u mbështet nga shumica e kundërkandidatëve nga raundi i parë i zgjedhjeve, veçanërisht Andrija Mandiqit, lider i Frontit Demokratik pro serb i cili mori 19 për qind mbështetje dhe Aleksa Beçiqit nga Mali i Zi Demokratik të cilën dy javë më parë e mbështetën rreth 10 për qind e votuesve.

Millatoviqi është presidenti i tretë i Malit të Zi që nga pavarësia në vitin 2006.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR