• e shtunë, 23 nëntor 2024

Jakimovski i befasuar që është vendosur në "listën e zezë" amerikane: Ky është një akt dhune, do të parashtroj kallëzim penal kundër kryerësit të p.nj.

Jakimovski i befasuar që është vendosur  në

Shkup, 18 mars 2024 (MIA)  - Kandidati presidencial i GROM-it, Stevço Jakimovski, është i befasuar nga vendimi i SHBA-së për ta vendosur në "listën e zezë" dhe paralajmëroi se do të ngrejë kallëzim penal kundër  kryesit të p.nj. 

Jakimovski, siç deklaroi sonte, nuk do të tërhiqet nga gara zgjedhore. 

"Si ndryshe mund ta kuptojmë  këtë akt dhune, nëse jo si ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor, e cila është e dënueshme dhe vepër penale. Kjo është ndërhyrje e shërbimeve të huaja inteligjente në zgjedhjen e presidentit të shtetit. E them publikisht se do të parashtroj kallëzim penal ndaj kryerësit të p.nj. Duhet të vërtetohet se kush nga këtu e ka bërë këtë punë të pandershme", theksoi Jakimosvki në një konferencë për shtyp  para Komunës së Karposhit, e cila ishte caktuar pas informacionit se SHBA-ja e ka vendosur  atë dhe Katica Janevën në "listën e zezë".

 

Sipas tij, SHBA-ja është një partner strategjik i vendit, "por, interesat tona janë një gjë, ndërsa tjetër interesat e tyre".

 "Ky është një akt qyqar i atyre që po humbasin tokën nën këmbë, ndërsa nuk mund të marrin ndihmë nga qytetarët, dhe  kërkojnë mbështetjen amerikane. Unë jam i vetmi kandidat që thotë: "Anëtarësimin në NATO e paguam shumë shtrenjtë,  me ndryshimin e emrit, dhe duhet ta përdorim për problemet tona, madje të përdoret edhe  veto kur kemi disa probleme, si tani me bullgarët. Unë jam i vetmi politikan në vend që thotë: "Po për në BE,  por deri kur? Nëse deri në vitin 2030 nuk hyjmë në BE, duhet t'u themi qytetarëve se çfarë më tej. Unë jam i vetmi kandidat i cili  nuk mbështetet nga Sorosi, ndërsa qytetarët duhet të vendosin nëse Sorosi do të na zgjedhë president. Nga fushata zgjedhore as rastësisht nuk do të heq dorë. Kjo është vetëm dëshmi se politikat e mia janë korrekte dhe motiv shtesë të vazhdoj më tej", theksoi Jakimovski.

 Ai është i bindur, siç tha, se pas vendimit për ta vendosur në "listën e zezë" nuk qëndron e gjithë politika amerikane, por "vetëm disa pjesë të saj".

 "Si të mos jem i habitur nga vendimi, kur më 4 korrik isha i ftuar nga Ambasada amerikane dhe  në mënyrë strikte më është thënë se lista është refuktuar maksimalisht   dhe  gjithçka shkonte rreptësisht sipas listës që në Ditën e Shtetësisë Amerikane të mos jenë të pranishëm disa që ata nuk duan - kriminelë apo persona të tjerë të padëshiruar", tha Jakimovski.  

Departamenti Amerikan i Shtetit sot, "për shkak të përfshirjes në korrupsion të konsiderueshëm", vendosi disa funksionarë  nga Ballkani Perëndimor në "listën e zezë", ndër të cilët u gjetën edhe  ishin ish-kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva dhe kryetari aktual e Karposhit. dhe kandidat për president të Maqedonisë së Veriut, Stevço Jakimovski. Përveç Janevës dhe Jakimovskit, Departamenti i Shtetit futi në "listën e zezë" i vendosi edhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë  -   dy djemtë e rritur të Jakimovskit, Goce Jakimovski dhe Damjan Jakimovski, si dhe bashkëshorten  dhe djalin e rritur të Janevës, Venci Janev dhe Llazar Janev. Këto veprime i bëjnë Janevën, Jakimovskin dhe anëtarët e familjeve të tyre të ngushta në përgjithësi të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Foto: MIA 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR