• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jael Bron-Pive u rizgjodh kryetare e Parlamentit francez

Jael Bron-Pive u rizgjodh kryetare e Parlamentit francez

Paris, 19 korrik 2024 (MIA) - Jael Braun-Pive mbrëmë u rizgjodh kryetare e parlamentit francez, edhe pse koalicioni majtist Fronti i ri popullor fitoi më të shumti vota në zgjedhjet e kohëmëparshme të jashtëzakonshme parlamentare.

Taborri i presidentit francez, Emanuel Makron e humbi shumicën në parlament pas vendimit të befasishëm për shpërndarje të trupit para Olimpiadës, pas çka pasuan zgjedhjet parlamentare të cilat e ndanë Dhomën e poshtme në tre blloqe, larg shumicës absolute.

Kryetares në largim i nevojiteshin tre raunde për t'u rizgjedhur, falë aleancës mes deputetëve ngha qendra e djathtë të ciltë janë simpatizues të presidentit Makron dhe atyre nga e djathta konservatore.

Pas pothuajse gjashtë orëve paqartësi, Jael-Bron-Pive fitoi 220 vota. Kundërkandidati i saj, komunisti Andre Shasenj, kandidat i Frontit të ri popullor, fitoi 207. Përfaqësuesi i së djathtës ekstreme Sebastian Çenu fitoi 141 vota. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR