• e enjte, 26 dhjetor 2024

Izraelit do të paraqitet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në procedurën e nisur nga Afrika Jugore

Izraelit do të paraqitet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në procedurën e nisur nga Afrika Jugore

Tel Aviv, 2 janar 2024 (MIA) - Izraeli "nuk do t'i bojkotojë" procedurat e iniciuara nga Afrika e Jugut përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), deklaroi këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit izraelit, Coçi Hanbengi, transmeton faqja izraelite e lajmeve Unet.

Izraeli është "nënshkruesi më afatgjat i Konventës për Gjenocid", tha Hanegbi për Unet.

"Ne do të marrim pjesë dhe do të hedhim poshtë akuzën absurde", shtoi ai.

"Populli hebre e përjetoi gjenocidin më rëndë se çdo komb tjetër, tha Hanegbi, duke specifikuar se "gjashtë milionë njerëz u vranë brutalisht".

Hanegbi i përshkroi ngjarjet e 7 tetorit si "mizori të ngjashme", duke shtuar se "këtë herë ne kemi aftësinë të mbrohemi kundër atyre që duan shkatërrimin tonë", transmeton Unet.

Afrika Jugore të premten paraqiti një ankesë në GJND duke akuzuar Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve në Gazë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR