• e enjte, 26 dhjetor 2024

Izraelitët e shquar i bëjnë thirrje Uashingtonit që të anulojë fjalimin e Netanjahut në Kongresin amerikan

Izraelitët e shquar i bëjnë thirrje Uashingtonit që të anulojë fjalimin e Netanjahut në Kongresin amerikan

Jerusalem, 26 qershor 2024 (MIA) - Një grup izraelitë të shquar, mes të cilëve dhe ish kryeministri Ehud  Barak, i kanë bërë thirrje Uashingtonit që të tërheqë ftesën e tij drejtuar kryeministrit aktual izraelit Benjamin Netanjahu për t'iu drejtuar Kongresit Amerikan më 24 korrik.

Në një artikull të publikuar në pjesën e mendimeve të Nju Jork Tajms, ata e quajtën ftesën "gabim të tmerrshëm", duke paralajmëruar se fjalimi i Netanjahut "nuk do të përfaqësojë shtetin e Izraelit dhe qytetarët e tij, por do të jetë një shpërblim për sjelljen e tij skandaloze dhe shkatërruese" drejt vendit të tyre.

"Ftesa e Netanjahut do të shpërblejë përbuzjen e tij për përpjekjet e SHBA-së për të miratuar një plan paqeje, që të lejojë rritjen e ndihmës për popullin e rrethuar të Gazës dhe për të kursyer më shumë civilë", thuhet në artikull.

Gjithashtu, kujtohet se Netanjahu ka refuzuar vazhdimisht planin e presidentit amerikan Xhozef Bajden për të hequr Hamasin nga pushteti në Gazë duke krijuar një forcë në formë paqeje.

Është vlerësuar se kjo sipas të gjitha gjasave do të ndikojë në një aleancë shumë më të gjerë rajonale, duke përfshirë edhe vizionin për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, që nuk është vetëm në interesin e Izraelit, por edhe në interesin e të dy partive politike në SHBA, dhe se Netanjahu është pengesa kryesore për një rezultat të tillë.

Artikulli kritikon Netanjahun për "riformësim autoritar të Izraelit" dhe thotë se fjalimi në Kongres do t'i mundësojë atij  të mburret para votuesve të tij për të ashtuquajturën mbështetje amerikane për politikat e tij të dështuara. rq/ fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR