• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Izraeli i zgjeron operacionet rreth Kan Junisit

Izraeli i  zgjeron operacionet rreth Kan Junisit

Tel Aviv, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Izraeli i zgjeron operacionet e tij në zonën përreth qytetit Kan Junis në pjesën jugore të Rripit të Gazës, publikuan Forcat e Mbrojtje Izraelite (IDF) në një publikim sot në rrjetin social "X", pa dhënë asnjë detaj, raportoi DPA.

"Njësitë tona eliminuan dhjetëra terroristë përmes sulmeve ajrore dhe zjarrit snajper dhe tankesh", njoftoi IDF, duke i përshkruar veprimet e saj gjatë ditës së djeshme. Dhjetëra pjesëtarë të lëvizjes radikale palestineze Hamas janë vrarë gjithashtu në një sërë luftimesh në pjesën veriore të Gazës", njofton IDF për “X”.

Tel Avivi sugjeron se liderët e grupit islamik Hamas, i cili filloi një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, fshihen në Kan Junis, ku IDF aktualisht po qëndron me forcat e saj. Armata izraelite i u dha instruksione banorët e qytetit të linin shtëpit e tyre dhe të vendosen në Rafah, në juglindje të Gazës, pranë kufirit me Egjiptin.

IDF njoftoi edhe se ata kanë gjetur pajisje shpërthyese në shtëpitë e anëtarëve të Hamasit. Janë shkatërruar ndërtesat në të cilat kishte eksploziv. Janë zbuluar edhe shumë tunele dhe armë.

Ministria e Shëndetësis në Rripin e Gazës nën kontrollet e Hamasit tha se 187 njerëz janë vrarë brenda një dite nga sulmet e reja izraelite. Autoritetet shëndetësore në enklavë shtuan se janë plagosur 312 palestineze.

Me këto të dhëna, numri i të vrarëve në Gazë që nga fillimi i luftës me Izraelin në 21.507, sipas autoriteteve shëndetësore të kontrolluara nga Hamasi. Numri i fundit i vdekjeve, të publikuar dje, është 21.320. Sipas këtij informacioni janë lënduar 55.915 persona. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR