Izraeli vrau tre luftëtarë të Hezbollahut në një sulm në Liban
- Në përleshjet e rregullta, pothuajse të përditshme, ndërkufitare midis forcave izraelite dhe Hezbollahut, sot në sulmin e një droni izraelit ndaj objektivave të lëvizjes në Libanin jugor humbën jetën tre anëtarë të kësaj lëvizjeje shiite pro-iraniane, e cila po lufton në anën e palestinezëve në luftën në Rripin e Gazës.
- Post By Sara Ademi
- 14:36, 2 mars, 2024
Bejrut, 2 mars 2-24 (MIA) - Në përleshjet e rregullta, pothuajse të përditshme, ndërkufitare midis forcave izraelite dhe Hezbollahut, sot në sulmin e një droni izraelit ndaj objektivave të lëvizjes në Libanin jugor humbën jetën tre anëtarë të kësaj lëvizjeje shiite pro-iraniane, e cila po lufton në anën e palestinezëve në luftën në Rripin e Gazës.
Tre militantët u vranë në makinë në një rrugë jo shumë larg qytetit Nakura. Njëri prej tyre ishte ekspert i armëve, theksuan burimet e mediave britanike.
Ushtria izraelite tha se po kontrollonte raportet për incidentin.
Hezbollahu tha më herët sot se kreu një sulm me dron me eksploziv në shtabin e ushtrisë izraelite në Liman dhe se vendi u godit drejtpërdrejt.
Ashtu si Hamasi, edhe Hezbollahu i Libanit është aleat i Iranit, i cili sulmon Izraelin nga Libanin fqinj. sa/
foto: EPA