• e shtunë, 23 nëntor 2024

Izraeli vazhdoi me aksionet ushtarake ne Bregun Perëndimor dhe Gazë

Izraeli vazhdoi me aksionet ushtarake ne Bregun Perëndimor dhe Gazë

Jerusalem, 4 janar 2024 (MIA) - Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) sot njoftuan se ushtarët në jug të Gazës  kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në Kan Junis, të kontrolluar nga Hamasi dhe se "operacioni antiterrorist" po vazhdon në kampin e refugjatëve Nur Shams, në Bregun Perëndimor.

Siç njofton Tajms of Izrael, operacioni në Bregun Perëndimor filloi para më shumë se 30 orëve.

Në kampin në afërsi të Tulkaremit, ushtarët kanë marrë në pyetje qindra të dyshuar, ndërsa 29 palestinezë janë arrestuar mbarë Bregun Perëndimor.

IDF kumtoi se gjatë bastisjeve janë sekuestruar armë.

Sipas IDF, në pjesën jugore të Gazës përfaqësues të armatës izraelite vranë "shumë luftëtarë të Hamasit", duke penguar operativët e tyre të kryenin sulme në përmasa të mëdha. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR