• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Izraeli urdhëroi evakuim të rajonit, të cilin paraprakisht e ka shpallur zonë humanitare në Gazë

Izraeli urdhëroi evakuim të rajonit, të cilin paraprakisht e ka shpallur zonë humanitare në Gazë

Tel Aviv, 22 korrik 2024 (MIA) - Armata izraelite sot urdhëroi evakuimin e një pjese të territorit në Rripin e Gazës, që më parë e kishte përcaktuar si zonë humanitare.

Armata pulikoi se ka në plan të nisë një operacion kundër militantëve të Hamasit, të cilët ndodhen në atë rajon, siç thuhet, prej aty po lansojnë raketa drejt Izraelit.

Bëhet fjalë për pjesën lindore të zonës humanitare Muvasi, që ndodhet në jug të Rripit.

Paraprakisht këtë muaj, Izraeli kumtoi se vlerëson se të paktën 1,8 milionë palestinezë ndodhen në rajonin humanitar që e shpalli, i cili përfshin rreth 14 km përgjatë Detit Mesdhe. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR