• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Izraeli urdhëroi evakuim shtesë nga qyteti i Gazës

Izraeli urdhëroi evakuim shtesë nga qyteti i Gazës

Rafah, 20 shkurt 2024 (MIA) - Izraeli sot ka urdhëruar evakuim shtesë nga qyteti i Gazës. 

Armata izraelite ka urdhëruar evakuimin e vendbanimeve Zajtun dhe Turkoman në jug të qytetit, siç raportohet nga agjencitë e huaja, është një tregues se militantët palestinezë të Hamasit vazhdojnë të ofrojnë rezistencë të fortë në veri të Rripit të Gazës, megjithëse ka pasur garanci nga Tel Avivi në javët e fundit se ajo pjesë e territorit kryesisht është "pastruar". 

Sipas banorëve, në dy ditët e fundit në lindje të qytetit ka pasur bombardime dhe luftime tokësore.

"Gjendja është shumë e rëndë. Jemi të bllokuar nëpër shtëpitë e tona", tha Ajman Abu Avad i cili jeton në Zajtun. 

UNICEF-i më herët publikoi një studim i cili zbuloi se një në gjashtë fëmijë është i kequshqyer në mënyrë akute në veriun e izoluar dhe kryesisht të shkatërruar të Rripit të Gazës.

Izraeli premtoi se do ta zgjerojë ofensivën e vet drejtë Rafahs, qyteti më jugor në territorin palestinez, ku më shumë se gjysma e vendbanimeve në Gazë nga 2,3 milionë kanë ikur që nga fillimi i luftës. 

Rafah është qytet në afërsi të kufirit me Egjiptin dhe aty jetojnë shumë refugjatë në vendbanime me tenda dhe strehimore të KB-së. 

SHBA-ja, aleati kryesor i Izraelit, po punon me Egjiptin dhe Katarin për të ndërmjetësuar një marrëveshje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR