• e enjte, 26 dhjetor 2024

Izraeli u dha garanca SHBA-së se armën e marrë prej tyre nuk e shfrytëzojnë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Izraeli u dha garanca SHBA-së se armën e marrë prej tyre nuk e shfrytëzojnë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Tel Aviv, 21 mars 2024 (MIA) - Izraeli ka parashtruar garanca me shkrim deri te Uashingtoni se arma, të cilën ia dhanë SHBA-ja nuk shfrytëzohet në Rripin e Gazës, me çka do të shkelej e drejta ndërkombëtare humanitare.

Departamenti amerikan i Shtetit paraprakisht i dha afat Izraelit që t'ia dorëzojë dokumentet e kërkuara.

Deri nga fundi i majit, agjencia amerikane do të vlerësojë nëse garancat izraelite janë të besueshme dhe do t'i prezantojë rezultatet në Kongres.

Paraprakisht dje, rreth 70 funksionarë të Qeverisë amerikane, duke përfshirë edhe diplomatë dhe personel ushtarak, i kanë bërë thirrje presidentit Xho Bajden që ta paralajmërojë Izraelin për pasoja serioze nëse i privon palestinezët nga të drejtat qytetare dhe të mirat themelore dhe i përhap aktivitetet për shpërngulje në Bregun e okupuar Perëndimor.

"SHBA-ja duhet të jetë e gatshme të ndërmarrë aktivitete konkrete për kundërshtim ndaj praktikave të tilla", thonë ish përfaqësuesit amerikanë në letër të hapur deri te Bajdeni. Ata theksojnë se masat duhet të përfshijnë edhe "kufizime në sigurimin e ndihmës (nga ana e SHBA-së për Izraelin) në pajtim me ligjin dhe politikën amerikane".

Letrën e kanë nënshkruar më shumë se 20 ish ambasadorë dhe funksionarë tjerë të pensionuar të Departamenti të Shtetit, ish përfaqësues të Pentagonit, të shërbimeve zbuluese dhe të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas autoriteteve shëndetësore të autoriteteve në Gazë, pjesë e madhe e territorit në enklavë është shkatërruar, ndërsa pothuaj 32.000 palestinezë janë vrarë. Sipas KB-së, popullata prej 2,3 milionë njerëzve ka pak ushqim, ujë dhe strehim, ndërsa uria në disa rajone arriti në nivel të rrezikshëm për jetë.

Në letrën e hapur thuhet se operacioni izraelit kundër Hamasit është "i domosdoshëm dhe i arsyeshëm", por aksionet e armatës izraelite janë "të shënuara me shkelje të vazhdueshme" të së drejtës ndërkombëtare.

Dhjetëra mijë civilë në Gazë janë vrarë, prej të cilëve shumica janë gra dhe fëmijë...Vrasja e civilëve në përmasa të tilla nuk mund të arsyetohet", kanë shkruar ish funksionarët amerikanë. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR