Izraeli tha se plani i Bajdenit për Gazan nuk bie ndesh me caqet e tij ushtarake
- Plani i armëpushimit në Gazë i propozuar nga presidenti amerikan Xho Bajden nuk bie ndesh me caqet ushtarake të Izraelit, sipas një zyrtari të qeverisë izraelite, raporton DPA.
Tel Aviv, 11 qershor 2024 (MIA) - Plani i armëpushimit në Gazë i propozuar nga presidenti amerikan Xho Bajden nuk bie ndesh me caqet ushtarake të Izraelit, sipas një zyrtari të qeverisë izraelite, raporton DPA.
"Izraeli nuk do ta përfundojë luftën para se t'i arrijë të gjitha qëllimet e veta ushtarake: shkatërrimin e objekteve ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, lirimin e të gjitha pengjeve dhe sigurimin që Gaza të mos përbëjë kërcënim për Izraelin në të ardhmen", tha sot përfaqësuesi izraelit.
Ai shtoi se "përfaqësuesi propozoi të i mundësohet Izraelit t'i arrijë qëllimet e veta dhe Izraeli me të vërtetë do ta bëjë këtë".
Këshilli i sigurisë së KB-së dje e miratoi propozimin e Bajdenit, i cili parasheh armëpushim në tre faza. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s