• e enjte, 26 dhjetor 2024

Izraeli tërheq trupat e saj nga Kan Junis në pjesën jugore të Gazës

Izraeli tërheq trupat e saj nga Kan Junis në pjesën jugore të Gazës

Tel Aviv/Gazë, 7 prill 2024 (MIA) - Ushtria izraelite kumtoi se ka tërhequr forcat e saj nga qyteti Kan Junis, më i madhi në pjesën jugore të Rripit të Gazës, transmeton DPA.

"Divizioni 98 komando i IDF-së përfundoi misionin e saj në Kan Junis. Divizioni u largua nga Rripi i Gazës në mënyrë që të rikuperohet dhe të përgatitet për operacionet e ardhshme", kumtuan Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF).

Një numër i konsiderueshëm i trupave izraelite vazhdojnë të veprojnë në Rripin e Gazës dhe do të ruajnë lirinë e veprimit të IDF-së dhe aftësinë e saj për të kryer operacione të kundërzbulimit", thuhet në raport.

Fillimisht ishte e paqartë nëse tërheqja nga Kan Junis shënon një pikë kthesë në strategjinë e Izraelit në luftën e vazhdueshme në Gazë apo një fazë të re në rrugën drejt një operacioni të mundshëm në qytetin Rafah në kufirin me Egjiptin, thekson DPA.

Pavarësisht kundërshtimit të fuqishëm ndërkombëtar, Izraeli për javë të tëra pohon se po planifikon ndërhyrje në shkallë të gjerë në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë janë strehuar për momentin nga luftimet në vend tjetër në enklavën e mbyllur bregdetare.

Armata dje bëri të ditur se kishte gjetur trupin e një pengu izraelit në Kan Junis. Qyteti konsiderohet një vatër e rëndësishme e organizatës ekstremiste palestineze Hamas e cila udhëhoqi sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor, transmeton DPA.

Foto: IDF

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR