• e martë, 22 tetor 2024

Izraeli sulmoi paralagje të Bejrutit

Izraeli sulmoi paralagje të Bejrutit

Bejrut, 22 tetor 2024 (MIA) - Gjatë natës dhe sot në mëngjes armata izraelite kreu mbi dhjetë sulme ndaj paralagjeve të Bejrutit, duke e akuzuar Hezbollahun se ka fshehur miliona dollarë në një bunker nën spitalin më të madh në Liban. 

Sulmet ndodhën pasi që zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, koloneli Aviçaj Adre, urhdëroi evakuim të disa ndërtesave në paralagjet jugore të Bejrutit, duke i paralajmëruar qytetarët se janë në "afërsi të objekteve të Hezbollahut", shkruan "Tajms of Izrael".

Ushtria izraelite dje kumtoi se do të vazhdojë me sulme ndaj caqeve të Hezbollahut, duke u fokusuar në infrastrukturën e tyre financiare.

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha se vlerësohet se bunkeri nën spitalin Al-Saleh përmban "disa miliardë dollarë në banknota dhe ari".

Ai deklaroi se Izraelit nuk do ta sulmojë spitalin, sepse është në luftë me Hezbollahun, dhe jo me popullin libanez. Megjithatë, spitali kumtoi se i evakuon pacientët e vet në lokacion më të sigurt, prëderisa drejtori Fadi Alameh i mohoi akuzat e IDF-së.

Alameh për televizionin lokal Al-Xhaded deklaroi se spitali, i cili ndodhet në atë rajon tashmë 42 vite, ka kapacitete kirurgjike nëntokësore dhe nuk ka lidhje me Hezbollahun apo me cilin do grupacion tjetër politik. Ministria e Shëdnetësisë i mohoi pohimet e IDF-së se Hezbollahu ruan para nën spital.

Burime shëndetësore paraprakisht kumtuan se së paku katër persona e humbën jetën, mes të cilëve edhe një fëmijë, prëderisa 24 persona janë lënduar në sulmin izraelit mbi Bejrut, dhe se Spitali universitat Rafik Hariri, spitali më i madh publik në Liban, ka pësuar dëme të mëdha nga shpërthimi. Spitali libanez Sahel në paralagjet jugore të Bejrutit u evakuua pasi që Izraeli kumtoi se nën të ndodhet një bunker i Hezbollahut. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR