• e enjte, 18 korrik 2024

Izraeli paralajmëroi se e intensifikon ofensivën e forcave tokësore në Gazë

Izraeli paralajmëroi se e intensifikon ofensivën e forcave tokësore në Gazë

Jerusalem, 28 tetor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Armatës izraelite sot deklaroi se Izraeli e përforcon ofensivën e vet në Rripin e Gazës me këmbësori dhe autoblinda, të përkrahura nga, siç tha, "sulme të mëdha ajrore dhe detare", njoftoi Beta.

Kontraadmirali Daniel Hagari tha se forcat izraelite e "vazhdojnë luftën".

Paraprakisht sot, ushtria publikoi një video ku shihen plotë autoblinda se si ngadalë lëvizin në rërën e hapur të Gazës, si konfirmim të parë vizual për hyrje të forcave tokësore.

Zëdhënësi i armatës izraelite, Hagari mbrëmë deklaroi se forcat tokësore "i zgjerojnë aktivitetet e tyre" në Gazë dhe veprojë "me forcë të madhe...që t'i arrijnë qëlimet e luftës". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR