• e hënë, 01 korrik 2024

Izraeli njoftoi një pauzë taktike në luftime, dy korridore për arratisje

Izraeli njoftoi një pauzë taktike në luftime, dy korridore për arratisje

Tel Aviv, 11 nëntor 2023 (MIA) - Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) u kanë thënë banorëve të pjesës veriore të Gazës se brenda pak orësh sot do të ofrojnë dy korridore të sigurta shpëtimi që të çojnë në jug.

Aktivitetet ushtarake do të ndërpriten nga ora 10:00 deri në orën 14:00 për qëllime humanitare, njoftoi armata në platformën e rrjetit social X.

Armata shtoi se do të bënte një pezullim taktik të aktiviteteve ushtarake për disa orë në kampin e refugjatëve Xhabalia për të lejuar civilët të arratiseshin prej andej.

"Për sigurinë tuaj, bashkohuni me qindra mijëra banorë që janë zhvendosur në jug ditët e fundit," shkroi një zëdhënës i armatës në gjuhën arabe në rrjetin X.

Banorët lejohen të përdorin rrugën bregdetare përgjatë detit Mesdhe dhe atë që kalon nga qendra e territorit. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR