• e mërkurë, 17 korrik 2024

Izraeli: Goditëm pozicionet e Hezbollahut në Liban

Izraeli: Goditëm pozicionet e Hezbollahut në Liban

Jerusalem, 3 nëntor 2023 (MIA) - Armata izraelite njoftoi se ka sulmuar dy pozicione lëshimi antitank dhe një pozicion tjetër të Hezbollahut në Liban.

Sulmet janë kryer në pjesën jugore të Libanit pranë lagjes izraelite Jiftah. 

Luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut filluan një ditë pasi Hamasi sulmoi Izraelin dhe sulmet, ndërsa sulmet  e intensifikuara nga të dyja palët ditëve të fundit e rrisin mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hasan Nasrallah deklaroi se qëllimi i luftimeve ishte tërheqja e forcave izraelite nga Rripi i Gazës.

"Të gjitha opsionet janë të hapura në frontin tonë libanez", theksoi Nasrallah. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR