• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Izraeli në gjendje të gatishmërisë pas vrasjes së liderit të Hezbollahut

Izraeli në gjendje të gatishmërisë pas vrasjes së liderit të Hezbollahut

Tel Aviv, 28 shtator 2024 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se Izraeli është në gjendje gatishmërie për konflikt më të gjerë, pasi publikoi se e ka vrarë liderin e Hezbollahut, Said Hasan Nasrallah në Bejrut. Armata po ashtu kumtoi se shpreson se vrasja e tij do ta shtyjë grupin të ndryshojë kursin.

"Shpresojmë se kjo do t'i ndryshojë aksionet e Hezbollahut", tha nënkoloneli Nadav Shoshani në brifing për ,mediume pasi ushtria kumtoi se e ka vrarë Nasrallahun.

Por, ai tha se megjithatë do të nevojitet kohë që të zvogëlohen aftësitë ushtarake të Hezbollahut, të përkrahur nga Irani.

“Ne e shohim Hezbollahun si kryen sulme kundër nesh tashmë një vit. Lirisht mund të supozohet se ata do të vazhdojnë të kryejnë sulmet e tyre kundër nesh ose do të tentojnë ta bëjnë këtë”, tha Shoshani. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR