• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Izraeli mobilizon rezervistë shtesë, evakuim masiv në Liban për shkak të bombardimeve

Izraeli mobilizon rezervistë shtesë, evakuim masiv në Liban për shkak të bombardimeve

Bejrut, 28 shtator 2024 (MIA) - Ushtria izraelite kumtoi se po mobilizon ushtarë shtesë rezervë për shkak të përshkallëzimit të tensioneve me Libanin.

Sot në mëngjes, ushtria izraelite kreu disa sulme në jug të Bejrutit dhe Luginën Beka në Libanin lindor. Hezbollahu lëshoi ​​dhjetëra raketa në të gjithë Izraelin verior dhe qendror dhe Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Ushtria kumtoi se po aktivizon tre batalione të trupave rezervë, pasi më heret gjatë kësaj jave dërgoi dy batalione në Izraelin verior për t'u trajnuar për një pushtim të mundshëm tokësor.

Periferitë  jugore të Bejrutit sot në mëngjes ishin ende të mbuluara me tym nga sulmet ajrore, kurse rrugët janë bosh.

Strehimoret e ngritura në qendër të qytetit për të zhvendosurit ishin të mbipopulluara. Shumë familje flinin në sheshe dhe plazhe ose në automjetet e tyre. Qindra njerëz u larguan në këmbë drejt maleve mbi kryeqytet.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi sot se planifikon të evakuojë spitalet në Bejrutin jugor për shkak të përshkallëzimit të sulmeve ajrore izraelite.

Ministria, gjithashtu, u bëri thirrje spitaleve të Bejrutit që nuk janë prekur nga sulmet që të pezullojnë punën për rastet jo urgjente deri në fund të javës që të pranojnë pacientë nga periferitë jugore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR