• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Izraeli ka sulmuar lokacione ushtarake iraniane

Izraeli ka sulmuar lokacione ushtarake iraniane

Tel Aviv, 26 tetor 2024 (MIA) – Ushtria izraelite ka kryar, siç bëri të ditur “sulme precize” në Iran në operacionin afro katërorësh në orët e hershme të mëngjesit, transmetoi DPA.

Irani ka lënë të kuptohet se do të hakmerret, por nuk ka thënë se si, kur apo në çfarë forme. Sipas raportimeve fillestare të mediave iraniane, dëmet dyshohet se kanë qenë të kufizuara. Televizioni shtetëror tha se tingujt e shpërthimeve në pjesën perëndimore të kryeqytetit Teheran u shkaktuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, por ato nuk mund të konfirmoheshin.

Fillimisht nuk ka informacione zyrtare nga të dyja palët për viktima ose dëme materiale. 

Sulmet e Izraelit ndaj caqeve iraniane vlerësohen si hakmarrje për sulmin e Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor, në të cilin ai hodhi gati 200 raketa balistike kundër shtetit hebraik. 

Izraeli tha se i nisi sulmet sepse qeveria e Iranit - dhe përfaqësuesit e saj - "sulmojnë pamëshirshëm Izraelin" pasi grupi islamik palestinez Hamas kreu sulm terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar. Sulmuesit vranë rreth 1.200 njerëz në Izrael, morën rreth 250 pengje dhe filluan luftën aktuale midis Izraelit dhe Hamasit.

Sulmet ishin në shtatë fronte – duke përfshirë edhe drejtpërdrejtë nga Irani, njoftuan forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) në një publikim në Telegram.

Izraeli jo vetëm që lufton kundër Hamasit në Gazë, por edhe në frontin e tij verior me milicinë Hezbollah të mbështetur nga Irani, e cila e sulmoi Izraelin një ditë pas sulmit të Hamasit në shenjë të solidaritetit me Hamasin. Huthët në Jemen të mbështetur nga Irani gjithashtu e sulmuan Izraelin. 

“Si çdo komb tjetër sovran në botë, shteti Izrael ka të drejtë dhe detyrë të përgjigjet”, theksoi IDF në Telegram. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR