• e enjte, 26 dhjetor 2024

Izraeli ka ndaluar paraprakisht ta informojë Rusinë për sulmet në Siri

Izraeli ka ndaluar paraprakisht ta  informojë Rusinë për sulmet në Siri

Jerusalem, 3 nëntor 2023 (MIA) - Nga fillimi i luftës me Hamasin, më 7 tetor, dhe pas përkeqesimit të  të  marrëdhënieve dypalëshe me Moskën, Izraeli ka ndaluar që ta paralajmërojë Rusinë për sulmet e saj ajrore në Siri, lajmërojnë mediat izraelite. 

Që nga fillimi i luftës civile siriane, Izraeli ka kryer dhjetëra sulme në objektivat e Sirisë të kontrolluara nga qeveria në Damask, të tilla si pistat ajrore dhe portet siriane, si dhe mbi konvojët e armëve nga Irani, gjoja të destinuara për Hezbollahun libanez pro-iranian, me synim që të parandalohet Irani që të forcohet në territoret e tij verior. 

Sipas shtëpisë mediatike Blumberg, Izraeli nuk e ka paralajmëruar Rusinë para sulmit të fundit në bazën ushtarake siriane në zonën e Daara, si dhe për sulmin ndaj depove për armë dhe radarëve në bazën siriane ku ndodheshin operativët e Hezbollahut.

Para luftës, Izraeli ka njoftuar Rusinë që të shmangte  që rastësisht të godasë ndonjë prej forcave te saj të armatosura dhe të vendosura në vend.

Që nga fillimi i luftës kundër Hamasit, Moska zyrtarisht ka kritikuar Izraelin për veprimet e tij, madje ka pritur edhe përfaqësues të këtij grupi militant, të cilin Izraeli, SHBA-ja dhe BE-ja e konsiderojnë organizatë terroriste. rq/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR