• e premte, 27 dhjetor 2024

Izraeli ka miratuar rritje të sasisë ditore të derivateve që mund të hyjë në Gazë

Izraeli ka miratuar rritje të sasisë ditore të derivateve që mund të hyjë në Gazë

 Tel Aviv,  7 dhjetor 2023 (MIA)  -  Kabineti   i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ka bërë të ditur se është miratuar rritja e sasisë ditore të derivateve që mund të hyjnë në Rripin e Gazës.

Në kumtesë nuk theksohet sa do të rritet dorëzimi, por vetëm se "sasia minimale e miratuar e nevojshme për të parandaluar një kolaps humanitar dhe shpërthimin e epidemive në Rripin e Gazës", raporton "Tajms of Izrael".

 "Kjo shumë minimale do të përcaktohet kohë pas kohe nga kabineti ushtarak, në përputhje me shkallën e infeksionit dhe kushtet humanitare në Rripin e Gazës",  bëri të ditur kabineti i Netanjahut.

 Mediat izraelite raportojnë se SHBA-ja  ka kërkuar që furnizimi ditor prej 60.000 litra të dyfishohet ose trefishohet.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR