• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Izraeli kërkon dorëheqje nga shefi i UNRVA-së pas zbulimit të tunelit të Hamasit nën selinë e agjencisë

Izraeli kërkon dorëheqje nga shefi i UNRVA-së pas zbulimit të tunelit të Hamasit nën selinë e agjencisë

Tel Aviv, 11 shkurt 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac, i bëri thirrje shefit të Agjencisë së KB-së për refugjatë (UNRWA) Filip Lazarini të japë dorëheqje pasi Izraeli publikoi se është gjetur një tunel i Hamasit nën selinë e evakuuar të agjencisë në qytetin Gazë.

Në platformën X, Kac e hodhi poshtë pohimin e Lazarinit se nuk e dinte për tunelin, duke thënë se kjo është "jo vetëm absurde, por edhe ofenduese për mendjen e shëndoshë" dhe se "imperativ është dorëheqja urgjente".

Lazarini, i cili është tashmë nën presion pas pretendimeve izraelite se disa të punësuar në agjenci ishin të përfshirë në sulmet e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, tha se agjencia nuk punon në selinë e saj që nga 12 tetori dhe bëri thirrje për hetim të pavarur. 

Hamasi më parë i mohoi akuzat izraelite se ka gërmuar një rrjet të madh të tuneleve nën shkolla, spitale dhe infrastrukturë tjetër civile që t'i fshehë aktivitetet e tij. 

Ushtria izraelite dhe agjencia e sigurisë Shin Bit njoftuan se operacionet në qytetin Gazë gjatë javëve të fundit sollën zbulimin e një hapje të tunelit në afërsi të një shkolle të udhëhequr nga UNRVA.

Hyrja çoi në një tunel nëntokësor për të cilin thuhet se është i rëndësishëm për inteligjencën e Hamasit dhe "kalon nën ndërtesën e cila shërben si seli e UNRVA-së në Rripin e Gazës".

Infrastruktura elektrike në tunel, 18 metra nën tokë dhe e gjatë 700 metra, ishte e lidhur me selinë e agjencisë, që "sygjeron se kapacitetet e UNRVA-së e kanë furnizuar tunelin me energji elektrike".

Dokumentet dhe armët në selinë e agjencisë "konfirmuan se zyrat në fakt ishin shfrytëzuar edhe nga terroristët e Hamasit", thuhet në kumtesën e përbashkët. 

Kac thotë se zbulimi i tunelit e tregon "lidhjen e thellë" të UNRVA-së me Hamasin.

Selitë e KB-së konsiderohen si "të paprekshme" sipas të drejtës ndërkombëtare dhe "janë imune nga bastisjet, konfiskimet, sekuestrimet, shpronësimet dhe çfarëdo lloj forme tjetër e përzierjes".

Lazarini në platformën X shkroi se të punësuarit ishin të detyruar të largoheshin nga selia në qytetin Gazë në bazë të instruksioneve të forcave izraelite sepse bombardimi ishte përforcuar dhe ata nuk ishin kthyer dhe se nuk e kishin shfrytëzuar pasi ishin larguar dhe nuk ishin të vetëdijshëm për aktivitete të cilat zhvilloheshin aty. 

Kompleksi për herë të fundit ishte kontrolluar në shtator të vitit të kaluar, ndërsa zbulimi i çfarëdo lloj hapësirash të dyshimta nën selinë e UNRVA-së është deklaruar te autoritetet në Gazë nën kontroll të Hamasit dhe izraelitëve dhe ajo ishte publikuar, tha Lazarini. 

Ai shtoi se autoritetet izraelite zyrtarisht nuk e kanë informuar agjencinë për tunelin, por ajo e ka kuptuar këtë nga mediat. 

KB-ja ka ngritur dy hetime kundër agjencisë, e para për akuzat se 12 të punësuar të saj ka gjasa të kenë marrë pjesë në njëfarë mënyre në sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor dhe e dyta për neutralitetin e përgjithshëm politik. 

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e mbron agjencinë, duke thënë se ajo është "shtylla e ndihmës" në Gazë. 

Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken gjithashtu vlerësoi se ajo luan "rol absolutisht të domosdoshëm për të siguruar që burrat, gratë dhe fëmijët të marrin ndihmën për të cilën kanë aq shumë nevojë". fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR