• e premte, 08 nëntor 2024

Izraeli informoi disa vende arabe se dëshiron të vendosë tampon zonë në Gazën e pasluftës

Izraeli informoi disa vende arabe se dëshiron të vendosë tampon zonë në Gazën e pasluftës

Kajro, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Izraeli informoi disa vende arabe se dëshiron të krijojë tampon zonë në anën palestineze të kufirit me Rripin e Gazës në mënyrë që të parandalojë sulme të ardhshme, si pjesë e propozimit për të ardhmen e enklavës pas përfundimit të luftës, lajmëruan mediumet britanike.

Planet e tij të këtilla Izraeli i ndau me fqinjët Egjiprtin dhe Jordaninë, si dhe me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat i normalizuan marrëdhëniet me Izraelitn në vitin 2020, lajmëruan mediumet britnaike, duke iu referuar burimeve egjiptiane dhe rajonale.

"Izraeli dëshiron që kjo tampon zonë mes Gazës dhe Izraelit, nga veriu drejt jugut, për ta parandaluar Hamasin apo militantët e tjerë të infiltrohen në Izrael apo ta sulmojnë", deklaroi një funksisonar i lartë izraelit i sigurisë, një nga tre burimet të cilat kërkuan anonimitet.

Përfaqësuesi zyrtar i EBA-së deklaroi se vendi i tij do t'i mbështesë të gjitha angazhimet e ardhshme të pasluftës, të dakorduara nga të gjithë palët e interesuara kur bëhet fjalë për arritje të stabilitetit dhe formim të shtetit palestinez.

Këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, Ofir Falk, për Rojters tha se plani është më i hollësishëm dhe i bazuar në proces në tre faza për "ditën më pas" të Hamasit. Theksoi se tre nivelet përfshijnë shkatërrim të Hamasit, demilitarizim të Rripit të Gazës dhe deradikalizim të kësaj enklave palestineze.

"Tampon zona mund të jetë pjesë e procesit të demilitarizimit", tha Falk.

Sipas tre burimeve rajonale, është informuar edhe Arabia Saudite, e cila nuk ka kurfarë lidhje me Izraelin, pasi që e stopoi procesin e normalizimit me ndërmjetësim të SHBA-së pas shpërthimit të luftës në Gazë, më 7 tetor.

Është informuar edhe Turqia, shtojnë burimet.

Mediumet britnaike, ndërkaq, vërejnë se nisma izraelite nuk tregon se duhet të pritet fund i pashmangshëm i ofenzivës së saj, e cila vazhdoi edhe sot, pas armëpushimit shtatëditor, ndërsa Izraeli me atë e tregon dëshirën e tij për të përfshirë edhe ndërmjetës të tjerë arabë në negociata, krahas atyre tashmë të vendosur, si Egjipti dhe Katari, përderisa po tentojnë t'i japin formë Gazës së pasluftës.

Asnjë shtet arab nuk tregoi gatishmëri që në të ardhmen ta kontrollojë apo menaxhojë me Rripin e Gazës, ndërsa shumica e dënuan ashpër ofenzivën izraelite në të cilën jetën e humbën mbi 15.000 persona dhe i rrafshuan me tokë pjesë të tëra të rajoneve urbane të enklavës. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR