• e premte, 27 dhjetor 2024

Izraeli e ka arrestuar motrën e Ismail Hanias, liderin e Hamasit

Izraeli e ka arrestuar motrën e Ismail Hanias, liderin e Hamasit

Jerusalem, 1 prill 2024 (MIA) - Forcat izraelite të sigurisë e kanë arrestuar motrën e liderit të Hamasit, Ismail Hania në Tel Sheva nën dyshimin se ka pasur lidhje me Hamasin dhe ka marrë pjesë në nxitjen dhe mbështetjen e terrorizmit, publikuan sot mediat izraelite dhe policia izraelite.

Në komunikatën e policisë theksohet se e dyshuara e arrestuar është familjare e afërt e një anëtari të lartë të Hamasit. Mediat kanë publikuar se bëhet fjalë për 57 vjeçare Zebah Abdel Salem Hanie.

Siaps burimeve policore, motra e liderit të Hamasit, Ismail Hanie është arrestuar nën dyshimin se ka kontaktuar me operativë të grupit terrorist dhe ka mbështetur akte terroriste.

Në komunikatë, policia thekson se gjatë sulmit në shtëpinë e të dyshuarës janë gjetur dokumente telefona dhe dëshmi të tjera, që e ndërlidhin me "prishje serioze të sigurisë". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR