• e hënë, 07 tetor 2024

Izraeli e goditi me raketa Bejrutin, shpërthime në baza ushtarake në Siri

Izraeli e goditi me raketa Bejrutin, shpërthime në baza ushtarake në Siri

Bajrut, 7 tetor 2024 (MIA) - Së paku një raketë e re dje e goditi Bejrutin jugor, pak më shumë se një orë pasi që Izraeli dha instruksione për evakuim të civilëve.

Ato goditën paralagjen jugore e cila ka prani të fuqishme të Hezbollahut dhe është afër aeroportit. Ai rajon ditëve të fundit disa herë ishte cak i sulmeve.

Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) dhanë paralajmërim "urgjent" për evakuim për banorët e Burxh al Barajneh dhe Hadat - dy rajone në jug të Bejrutit.

"Ju jeni në afërsi të objekteve dhe interesave të Hezbollahut, ndërsa IDF do të operojë kundër tyre në të ardhmen e afërt, thuhet në paralajmërim.

Sulmet raketore pasuan pas urdhrave të ngjashëm në disa ditët e fundit.

Mediumet siriane pohojnë se lokacione të shumta ushtarake në Sirinë qendrore ishin cak i Izraelit, ndërsa disa prej tyre ishin goditur, thonë ata. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR